Forcat tuniziane të sigurisë kanë vrarë katër militantë islamik, gjatë përleshjeve në afërsi të kufirit me Agjerinë, njoftojnë zyrtarët vendorë.
Xhihadistët kanë nisur një varg sulmesh në patrullat dhe postblloqet e ushtrisë tuniziane. Shteti Islamik, vitin e kaluar, kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në Tunizi,si dhe për sulme me armë zjarri ndaj turistëve të huaj në një muze dhe një plazh të një hoteli.
“Njësitë e forcave speciale kanë vrarë katër terroristë në Ain Jafal, një rajon mes Sbeitla dhe Jelma, gjatë përleshjeve”, ka bërë të ditur ministria e brendshme, përmes një deklarate, por pa dhënë hollësi të tjera.