Rusi: Sulme vetëvrasëse në rajonin Stavropol

Ilustrim

Agjencia Interfax raporton se tre sulmues vetëvrasës e kanë hedhur vetveten në erë në një fshat në rajonin Stavropol në Rusi.

Sipas agjencisë tjetër të lajmeve, RIA, nga këto sulme të sotme janë vrarë vetëm tre sulmuesit.

Ata e kanë aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre afër selisë lokale të ministrisë së brendshme.

Nuk ka detaje të tjera për këtë zhvillim.

Stavropol është afër rajonit të trazuar të Kaukazit Verior të Rusisë.