Hollande i shqetësuar me pezullimin e bisedimeve për Sirinë

Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka shpehur shqetësim lidhur me pezullimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë, që kanë qëllim t’i japin fund konfliktit në Siri, duke thënë sot se ky zhvillim është “shumë i gabuar”.

Hollande, i cili foli gjatë një vizite në Jordani, tha se vendimi i një delegacioni opozitar sirian për t’i ndalur bisedimet në Zvicër mund të çojë lehtësisht në luftime të reja, më shumë sulme ajrore, si dhe më shumë vuajtje në mesin e civilëve.

Një përmbytje komplete e bisedimeve do të nënkuptonte “aspak shpresë”, ka thënë Hollande, gjatë një takimi me Mbretin Abdullah II të Jordanit, dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike të konfliktit.