Varrimi i 127 viktimave në Srebrenicë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Potoçar pranë Srebrenicës u varrosën sot edhe 127 viktima të identifikuara të gjenocidit. 6,504 varreza gjenden në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit. Në mesin e tyre sot janë varrosur dhe 12 të mitur. Viktima më e re ishte Abdia Memic i cili ishte 14 vjeç kur u vra, ndërsa më i vjetri Mustafa Hadžović i vrarë 77 vjeç.