Në nëntor në Vatikan bekohen 38 martirë fetarë shqiptarë

Papa Françesk afër presidentit Bujar Nishani gjatë vizitës në Shqipëri më 21 shtator 2014

Kisha Katolike në Shqipëri thotë se Vatikani e ka caktuar datën 5 nëntor si ditë të bekimit të 38 martirëve fetarë shqiptarë të vrarë nga ish-regjimi komunist.

Në muajin prill, Papa Françesk zyrtarisht i ka njohur si martirë, kryepeshkopin Vinçens Prenushi, dhe 37 priftërinj të tjerë, që kishin vdekur në burg ose ishin vrarë në periudhën 1945 – 1974, nga regjimi i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, ka njoftuar Kisha Katolike në Shqipëri.

Ish-regjimi komunist në Shqipëri e kishte shpallur të ndaluar religjionin në vitin 1967, ndërsa liderët dhe besimtarët fetarë i kishte persekutuar.

Gjatë vizitës së Papës Françesk në Tiranë, në vitin 2014, në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në qendër të kryeqytetit, ishin vendosur posterët e 38 klerikëve.

Papa Françesk e konsideron Shqëpërinë, me popullatë shumicë myslimane dhe po ashtu me komunitete ortodokse dhe katolike, si model të harmonisë ndërfetare, raporton AP nga Tirana.