Iran: Komisioneri i të drejtave të njeriut reagon ndaj ekzekutimit të 20 personave

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, e ka quajtur ekzekutimin e 20 personave në Iran si një padrejtësi të madhe.

Në një deklaratë të lëshuar më 5 gusht, Hussein tha se ekzekutimi ka ndodhur për shkak të veprave penale, por që nuk janë marrë parasysh të drejtat e njeriut, me një gjykim të drejtë.

Sipas raportimeve, të ekzekutuarit ishin myslimanë sunit, nga komuniteti kurd.

Autoritetet deklaruan se ata vinin nga zonat kurde dhe i takonin grupit ekstremist Tawhid dhe Jihad.

Irani ka ekzekutuar të paktën 977 njerëz vitin e kaluar, sipas Amnesty International.