Pas hedhjes së gazit lotsjellës policia shoqëron deputetin Çaushi

Pamje nga arkivi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është shoqëruar nga Policia e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku u votua procedimi për në Kryesi të Kuvendit i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Çaushi është parë i shoqëruar nga dy pjesëtarë të policisë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.