Protestë kundër korrupsionit

Ilustrim

Një grup i qytetarëve të Kosovës ka protestuar sot në Prishtinë, për të tetën herë më radhë, ndaj, siç thuhet, “skandalit të përgjimeve, keqqeverisjes dhe korrupsionit, që dëshmojnë se gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të ndershëm”.

Protesta është iniciuar përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Në protestë disa herë janë parë edhe zyrtarë të disa partive opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.