Katër femra janë vrarë dhe një person tjetër është plagosur rëndë në një qendër tregtare në Burlington të shtetit të Washingtonit.
Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar që ka ikur nga vendi i ngjarjes i armatosur me pushkë, ka njoftuar BBC.
Qendra tregtare dhe dyqanet përreth u evakuuan dhe policia ka kërkuar nga qytetarët të mos afrohen. Motivet e sulmit nuk janë të qarta.
I dyshuari , që përshkruhet si “një mashkull hispanik i veshur në të hirtë” u pa tek ikte drejt autostradës.
Zëdhënësi i Policisë në Shtetin e Washingtonit, Mark Francis, tha se të shtënat ndodhën brenda qendrës tregtare Macy’s, bën të ditur AP.
Dëshmitarët përshkruajnë skena kaotike dhe konfuzion kur filluan të shtënat.