Rojat kufitare serbe ndalojnë rrjedhën e refugjatëve

Your browser doesn’t support HTML5

Serbia ka përforcuar patrullimet kufitare, për të ndalur rrjedhën e migrantëve dhe refugjatëve që po hyjnë nga Maqedonia dhe Bullgaria. Shumë më pak njerëz - që kanë ikur nga konfliktet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe vende të tjera - kanë provuar që të hyjnë në BE përmes Serbisë këtë vit. Por, Serbia thotë se numri i tyre po rritet dhe se ka ndalur më shumë se 10 mijë migrantë që po provonin të hynin në këtë vend në mënyrë ilegale që nga muaji korrik. (Reuters, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë)