Ushtria irakiane dhe “peshmerga” i bashkojnë forcat në Khazir

Your browser doesn’t support HTML5

I emëruar sipas qytetit Khazir, krahu që po tenton të hyjë në bastionin e grupit militant të Shtetit Islamik në Mosul, po veprojnë bashkërish, të përbërë nga Shërbimi Kundër Terrorizmit i Irakut dhe forcat kurde të Irakut, të quajtura Peshmerga. Më 21 tetor, më shumë se 10 vetura bomba u ç’aktivizuan. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga militantët e Shteti Islamik, ka bërë të ditur gjeneral lejtnant Abdul Wahhab al-Saidi, i cili ka shtuar se ekziston një koordinim i shkëlqyer me forcat Peshmerga. (Radio Farda e Radios Evropa e Lirë)