Fotografitë e javës

Forcat maqedonase të sigurimit duke u stërvitur pas mbarimit të trajnimit tre javësh me trupat Navy Seals nga SHBA-ja në Shkup.

Një këmbësor kalon pranë portreteve gjigante të udhëheqësve të Koresë së Veriut Kim Il-Sung (majtas) dhe Kim Jong-Il, Phenian, më 17 shkurt 

Personeli i sigurisë i Pakistanit bëjnë roje në një xhami Sufi, ku  një sulm vdekjeprurës me bombë vrau më shumë se 80 njerëz, në mesin e tyre pati edhe shumë fëmijë. 

Refugjatë afganë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në shtëpi nga Pakistani fqinj, ngasin një biçikletë  pranë strehimoreve të tyre të përkohshme në Provincën Laghman.

Një vajzë ushqen pulëbardhat në brigjet e Liqenit të Ohrit në Maqedoni. 

Një burrë nga Jemeni kontrollon vendin pas një sulmi ajror që goditi një funeral në pritje në rrethin Arhab, në veri të kryeqytetit Sanaa, më 16 shkurt.

Një burrë duke ecur nëpër urën mbi një lumë pranë një Kibbutzit, në shkretëtirën jugore Negevit të Izraelit. 

Refugjatët afganë, të cilët janë kthyer vullnetarisht nga Pakistani fqinj me ndihmën e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), duke zhvilluar procesin mësimor  në një "shkollë" në qiell të hapur, jashtë strehimoreve të tyre të përkohshme në Provincën Laghman.

Një grua e veshur me një burka duke dalë nga një kabinë pas votimit për zgjedhjet në Uttar Pradesh, Indi, më 15 shkurt 2017. 

Dy protestues në Bahraini përballet me policinë gjatë një demonstrate në 6-vjetorin e kryengritjes së  14 shkurtit në vitin 2011. 

Një burrë indian lan enë në një pellg në qendër të Nju Delhit.

Një grua e moshuar e mbështjellë nga të ftohtit kalon pranë një zbukurimi në formën e një zemre dhe me shkronjat "LOVE", në ditën e Shën Valentinit, Kiev, 14 shkurt.

Garë gjuetie e shqiponjave në Kazakistan.

Shfaqje e valles sufi nga artistët pakistanezë gjatë Festivalit Muzikor "Sufi Mystic" në Lahore. 

Një djalë nga Iraku luan në hekurudhë, afër një kampi refugjatësh në Gjevgjeli, Maqedoni.