Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi tha se vendi i tij do të votojë kundër rritjes së pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Referendumi për këtë çështje do të mbahet në prill.
Kemal Kilicdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane, tha se vota “jo” do të fitojë, sepse edhe brenda vetë partisë së Erdoganit “janë ngritur pyetje në lidhje me sistemin e propozuar”.
“Një person me kaq pushtet dhe ndikim do të paraqiste rrezik për të ardhmen e Turqisë”, tha Kilicdaroglu për AFP-në.
Në referendum, turqit do të votojnë për ndryshimet kushtetuese që do të eliminonin rolin e kryeministrit dhe do t’i lejonin presidentit të emërojë direkt zyrtarët publikë, përfshirë edhe ministrat.
Erdogan thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të mbrojtur qëndrueshmërinë e vendit dhe se do të ishin të ngjashme me sistemet në SHBA dhe Francë.