Më 3 prill në Krime rinis gjykimi ndaj gazetarit Mykola Semena

Mykola Semena

Gjykimi ndaj gazetarit në Krime, Mykola Semena, i cili akuzohet për separatizëm, do të rifillojë më 3 prill, pas dy javësh shtyerje.

Menjëherë pasi nisi procesi, kryetari i trupit gjykues e ndaloi procesin, pas kërkesës së mbrojtjes që procesi gjyqësor të jetë më transparent.

Semena, kontribues i Radios Evropa e Lirë, po ndiqet penalisht për një artikull që ka shkruar, ku ka kritikuar aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Ai aty ka shprehur mbështetje për bllokadën në territorin e Ukrainës, që e kanë bërë aktivistët ukrainas.

Semena ka thënë se fajtor dhe tha se në artikullin, për të cilin po akuzohet, nuk bëhet thirrje për të shkelur integritetin terrirorial të Rusisë.