Portugalia fiton Eurovisionin

Salvador Sobral ka fituar Eurovisionin për vitin 2017

Portugalia është shpallur fituese në festivalin e këngës Eurovision.

Këngëtari portugez, Salvador Sobra ka fituar 758 pikë me këngën “Amar Pelos Dois”.

Në vendin e dytë ka dalë Bullgaria me 615 pikë, pasuar nga Moldavia me 374 pikë.

Eurovision këtë vit u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Në natën finale të festivalit, performuan këngëtarë nga 26 shtete.