Fotografitë e javës

Mbështetësit e futbollit reagojnë pasi Feyenoord Rotterdami shënoi gol në ndeshjen e ligës holandeze kundër Heracles Almelos. 

Një djalë afgan nën një ujëvarë me baltë në periferi të Provincës Xhalalabad. 

Nxënës bjellorusë, anëtarë të Pionerët e rinj, duke performuar në bateri gjatë një ceremonie për të shënuar 95-vjetorin e organizimit të tyre në Minsk, më 19 maj. 

Një vajzë iraniane tregon gishtin e saj të ngjyrosur me ngjyrë dhe ID-në e nënës së saj, pasi kjo e fundit votoi në zgjedhjet presidenciale në Teheranin jugor, më 19 maj.

Irakianët që banojnë në Mosulin perëndimor, largohen nga zona e tyre, pasi forcat irakiane vazhdojnë ofensivën ushtarake për të rimarrë qytetin verior nga grupi militant Shteti Islamik.

Murgeshat dhe pasuesit e Kishës Ortodokse të Ukrainës të Patriarkanës së Moskës, marrin pjesë në një miting para Parlamentit ukrainas, kundër ligjeve të propozuara që do t'i japin Kievit më shumë kontroll mbi degën e tyre të kishës.

Një grua duke bërë një telefonatë, ndërsa të tjerët mundohen t'i ndihmojnë një gruaje të lënduar, pasi një makinë qëllimshëm u fut në mes të këmbësorëve në Times Square të Nju Jorkut më 18 maj.

Një burrë irakian përpiqet të shuajë zjarrin në një makinë në Mosul, gjatë ofensivës kundër luftëtarëve të grupit militant Shteti Islamik, 16 maj. 

Një vajzë irakiane qëndron në mes të tullave që janë vendosur të thahen në diell në një fabrikë pranë qytetit të shenjtë të Najafit.

Mbështetësit e presidentit iranian dhe kandidatit presidencial Hassan Rohani, gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore në qytetin verilindor Zanjan. 

Irakianë të zhvendosur ikin nga lufta ndërmjet  forcave të Irakut dhe militantëve të Shtetit Islamik në Mosulin perëndimor më 15 maj.

Fëmijët pakistanezë luajnë në lumin Ravi në Lahore, ndërsa vendi është përfshirë nga vala e të nxehtit.

Nxënësit afganë me çadra për t'u mbrojtur nga shiu në periferi të Kabulit. 

Një fëmijë sirian shijjon sheqer pambukun ndërkohë që edhe shet me një qerre skaj rrugës në qytetin Al-Bab në Provincën Veriore të Aleppos.