Torino: Qindra të lënduar gjatë shikimit të ndeshjes Juventus – Real Madrid

Simpatizuesit e ndihmojnë shokun e tyre pas rrëmujës së krijuar në Torino

Qindra njerëz janë lënduar në rrëmujën në qytetin italian Torino, gjatë shikimit të ndeshjes finale futbollistike të Kupës së Kampionëve në ekranin e madh në një shesh të qytetit.

Incidenti ndodhi mbrëmë vonë, derisa mijëra simpatizues të futbollit e shikonin transmetimin e takimit ndërmjet klubit të Torinos, Juventus, dhe Real Madridit, që zhvillohej në Kardif të Uelsit.

Real Madridi fitoi me rezultat 4:1.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, masa e njerëzve me të shpejtë filloi të largohej nga qendra e qytetit ku ndiqej transmetimi, me ç’rast janë ndeshur me barrierat e vendosura.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, ka raportuar se më se 600 vetë janë lënduar.

Ky panik qartazi ishte shkaktuar nga fishekzjarret dhe pasi një ose më tepër njerëz kishin brohoritur se ka eksploduar një bombë.