Ambasadori Delawie fton qytetarët të dalin nesër në votime

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në Twitter ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin nesër në votime.

"Dilni dhe votoni! Varet nga qytetarët që ta bëjnë të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-ja është krenare që është partner i juaji”, ka shkruar Delawie.

 

Nesër në Kosovën do të votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pasuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.