Myslimanët anembanë botës festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e cila pason Haxhin, pelegrinazhin vjetor në Mekë.
Festa katërditëshe, e njohur edhe si Festa e Sakrificës, është njëra prej dy më të rëndësishmeve të fesë islame.
Ajo përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij te Zoti.
Gjatë festës, tani është traditë që besimtarët të sakrifikojnë një kafshë.