Duka dhe Dukesha e Kembrixhit presin fëmijën e tretë

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë duke pritur fëmijën e tretë, ka bërë të ditur Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe.

Në deklaratë thuhet se Mbretëresha dhe të dyja familjet "i janë gëzuar lajmit".

Ashtu si me dy shtatëzanitë e mëparshme, Dukesha, 35 vjeçe, po vuan nga të vjellat.

"Catherine po mbahet nën kujdes në Pallatin Kesington", thuhet në komunikatë.

Duka dhe Dukesha kanë një djalë, princin George, dhe një vajzë, princeshën Charlotte.