Një tërmet shkatërrues në afërsi të kufirit të Iranit me Irakut ka lënë të vdekur më shumë se 300 persona dhe afro 2.500 të lënduar, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Iranit.
Sipas Ministrisë, numri më i madh i viktimave është në provincën Kermanshah, ku banorët raportuan për lëkundje në magnitudë prej 7.3 ballësh.
Autoritetet irakiane kanë njoftuar se 6 irakianë kanë vdekur dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar si rezultat i lëkundjeve nga tërmeti.
Sipas institutit të Anketuesve amerikanë të gjeologjisë, tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut.
Agjencitë e lajmeve raportuan për disa të vdekur dhe qindra të lënduar edhe në Irak, shumica në Kurdistan, edhe pse ende nuk ka raporte zyrtare.