Shpend Ahmeti zgjidhet kryetar i PSD-së

Shpend Ahmeti

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate të mërkurën zgjodhi me shumicë votash kryetar Shpend Ahmetin, nënkryetar Visar Ymerin dhe sekretare të përgjithshme Aida Dërgutin.

Shpend Ahmeti ka qenë zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetar aktual i komunës së Prishtinës.