Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar ndaj ndalesës së vendosjes së flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.
Outraged by the actions of Russia to prohibit the use of the flag of #Kosovo🇽🇰 during @FIFAWorldCup . #Kosovo🇽🇰 is a member of @FIFAcom and I urge them to react to the abuse #Russia has made to 🇽🇰as a @FIFAcom member. Politics should stay out of sports! 🇽🇰⚽️🇽🇰⚽️
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) July 16, 2018
"I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe iu bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës".
"Politika duhet të qëndrojë jashtë sportit", ka thënë Pacolli.
Reagimi i tij vjen pasi në stadiumet ruse, flamuri i Kosovës është ndaluar të ekspozohet krahas disa flamujve tjerë.