Një grup aktivistësh nacionalistë pro-Kremlinit sulmuan dy vullnetarë të cilët po ruanin një memorial të improvizuar në një urë në Moskë, ku ish-zëvendëskryeministri Boris Nemtsov është vrarë.
Në natën në mes të 8 dhe 9 shtatorit, rreth dhjetë aktivistë nga grupi nacionalist i quajtur Blloku Radikal Lindor, sulmuan me prej aktivistin Grigory Samsonov dhe dëmtuan kamerën me të cilën po xhironte Pavel Kolesnikov.
Kolesnikov i ka thënë grupit monitorues për të drejtat e njeriut OVD-info, se në mesin e sulmuesve ishte edhe Igor Beketov, i cili është lider i Bllokut Radikal Lindor.
Sulmuesit kishin vjedhur lulet dhe portretet e Nemtsov, përpara se të largoheshin. Policia nuk ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes .
Nemstov, i cili ka qenë figurë udhëheqëse opozitare dhe një kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin është vrarë në një urë afër Kremlinit më 27 shkurt të vitit 2015.
Pesë persona nga rajoni i Kaukazit Verior janë dënuar për vrasjes, por ende nuk dihet se kush ka urdhëruar vrasjen e Nemtsovit.
Autoritetet ruse kanë refuzuar që të ngrenë një memorial për Nemstovin, prandaj vullnetarët kanë vendosur një memorial të improvizuar pranë vendit ku ai është vrarë.