Vriten dy gazetarë afganë

Ilustrim

Dy gazetarë afgan janë vrarë kur një person i armatosur hyri në radion ku punonin dhe hapi zjarr, njoftuan autoritetet afgane.

Të dy gazetarët ishin në të 20-at dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, tha drejtori i Radio Hamsada, Semin Hussaini.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ata ishin në transmetim në kohën kur u qëllua ndaj tyre, kanë thënë burime policore, shkruan Reuters.

Kjo është vrasja e dytë e gazetarëve gjatë këtij viti në Afganistan. Muajin e kaluar talibanët kidnapuan dhe e vranë gazetarin, Javid Noori.

Talibanët dhe grupet tjera militante islamike vazhdimisht kanë shënjestruar gazetarët afgan. Vetëm gjatë vitit 2018 ata vranë 15 gazetarë, sipas organizatës “Reporterët pa Kufij”.