Anija e SpaceX i bashkohet Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

Anija e SpaceX.

Astronautët amerikanë, Doug Hurley dhe Bob Behnken, kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Kapsula e tyre e e anijës hapësinore - e furnizuar dhe operuar nga kompania private SpaceX - arriti t'i bashkojë ata me Stacionin Hapësinor.

Aty pritet të qëndrojnë katër muaj, për t’u kthyer më pas në Tokë.

Hurley dhe Behnken u nisën të shtunën nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka pasur prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë më 2011.

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi është kompania e parë private që ka dërguar njerëz drejt Hapësirës.

Your browser doesn’t support HTML5

Nisja historike e astronautëve të NASA-s në Hapësirë