Për një vit Kosova regjistroi mbi 76 mijë raste me COVID-19

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në njëvjetorin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Kosova regjistroi edhe 578 raste të reja me koronavirus.

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë, po ashtu njoftoi se nga sëmundja COVID-19 kanë humbur jetën edhe tetë pacientë.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç)", thuhet në njoftim.

Për një vit, Kosova në total ka regjistruar 76.688 raste pozitive me koronavirus. Nga ta, 1.696 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Numri i personave që kanë mposhtur sëmundjen COVID-19 është 64.362, ndërkaq raste aktive janë 10.630.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Përkundër kësaj, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 11 mars deklaroi se masat e njëjta, kundër pandemisë, do të mbesin në fuqi.

Kosova, është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguruar ende asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qeveria në detyrë ka deklaruar se në fund të marsit pritet të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga programi COVAX.

Your browser doesn’t support HTML5

5 gjëra që duhet t'i dini për COVID-19 dhe Kosovën

Nga COVAX-i, që është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të sigurojë në total 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it.