Brenda aeroportit të braktisur të Nikozisë
Your browser doesn’t support HTML5
Aeroporti Ndërkombëtar i Nikozisë, në zonën e mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e ndarë qipriot, mbetet ende i braktisur, teksa kanë kaluar 47 vjet nga pushtimi turk i pjesës veriore të ishullit lindor mesdhetar. Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur Turqia e pushtoi një të tretën e saj në reagim ndaj një puçi të juntës së mbështetur nga Athina, që synonte Greqisë t’ia aneksonte Qipron. (Përgatiti: Trim Haliti)