Berberi palestinez qeth në rrënojat e lokalit të shkatërruar në Gazë
Your browser doesn’t support HTML5
Berberi palestinez, Hashem al-Jarousha, është i vendosur të vazhdojë ta ushtrojë zanatin e tij, në mes të rrënojave të lokalit të tij, që u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite, në qytetin e Gazës. Një armëpushim është arritur në fund të javës së kaluar, pas një dhune të përgjakshme që zgjati 11 ditë, ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, dhe grupeve të tjera militante palestineze. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, janë vrarë 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë, përderisa autoritetet izraelite thonë se raketat nga Gaza i kanë marrë jetën 12 personave në Izrael, përfshirë një fëmije dhe një adoleshenti arabo-izraelit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)