Raportohen 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nje paciente duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Gjilanit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19.

Në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë bërë 1,440 testime.

Sipas njoftimit të MSH-së,në këtë periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

SHIKONI EDHE: OBSH-ja u frikësohet 700,000 vdekjeve të tjera nga koronavirusi në Evropë

MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 2,499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani sipas këtij institucioni, 757,103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.