Moskë: Lideri çeçen akuzohet për sulmin në aeroport


Rusia ka ngritur akuza zyrtare ndaj udhëheqësit çeçen për organizimin e sulmit vetëvrasës në aeroportin e Moskës.

Kreu i komitetit të hesuesisë, Vladimir Markin Doku Umarov është akuzuar për organizimin e sulmit më 24 janar në aeroportin Domodedovo.

Në sulmin u vranë 37 njerëz dhe më shumë se 180 u plagosën.

Umarov e pohoi përgjegjësinë për sulmin në një video të postuar në internet në shkurt, dhe paralajmëroi edhe për sulme tjera.