Pakistan, sulmet vrasin 41 persona

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh vetëvrasëse në lindje të Pakistanit.

Shpërthimet kanë tronditur vendin e shenjtë Saki Sarvar në provincën Punxhab, ku mijëra besimtarë ishin mbledhur në festivalin vjetor.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndonëse militantët shihen si të dyshuar të mundshëm.