MOSKË

Komiteti Kombëtar Antiterrorist i Rusisë ka shpallur se 546 militatantë të armatosur në Çeçeni dhe në pjesë të tjera të Kaukazit Verior janë dorëzuar tek autoritetet, në kuadër të amnistisë qeveritare, që skadon sot. Këtë amnisti, autoritetet ruse e kishin shpallur pas vrasjes se liderit të kryengritësve çeçenë, Shamil Basayev në qershor të vitit të kaluar.