BEOGRAD

Në Serbi u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme, prej se vitin e kaluar Serbia dhe Mali i Zi u ndanë. Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit ndërsa u mbyllën në orën 20. Anketimet parazgjedhore kanë treguar për një garë shumë të ngushtë midis partisë Radikale Serbe dhe asaj pro-perëndimore të presidentit, Boris Tadiq. Votimet u mbajtën edhe në disa pjesë të Kosovës, të banuara me serbë.