LUBJANË

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel tha se në Kosovë është i nevojshëm procesi i pajtimit.
"Konflikti në Kosovë, ashtu si dhe në Bosnje e Hercegovinë, nuk ka qenë fetar, por para së gjithash etnik dhe politik", ka thënë Rupel në hapje të një konference ndërkombëtare për marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare që mbahet në Lubjanë.