TEHERAN

Janë paraqitur disa kundërthënie lidhur me deklaratat e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejad gjatë vizitës në Arabinë Saudite. Agjencia zyrtare saudie e lajmeve SPA ka raportuar se Mbreti Abdullah dhe lideri iranian, gjatë bisdave të djeshme, kanë mbështetur planin arab të vitit 2002 për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Por, sot zyra e presidentit Ahmadinejad fuqishëm ka refuzuar se ka pasur diskutime lidhur me këtë çështje. Presidenti Ahmadinejad dhe mbreti Abdullah janë pajtuar ti kundërshtojnë sulmet sektare, që ata i kanë përshkruar si kërcënimin më të madh për myslimanët. Arabia Saudite, që është sunite dhe Irani shiit janë ndër vendet më me ndikim ndaj popullatave myslimane me fe përkatëse.