UASHINGTON

Një propozim ligj për mbështetjen e zgjerimit të mëtejmë të NATO-s ka arritur edhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Ky propozim i paraqitur nga senatori republikan Richard Lugar do të kërkoj që NATO-ja të reagoj shpejtë që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Ukraina të bëhen anëtarë të plotë të aleancës. Ky propozim ligj, pasi u miratua në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit duhet të kalojë edhe në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese dhe të miratohet edhe nga presidenti George Bush.