TEHERAN

Irani konfirmoi se do të marrë pjesë në konferencën e kësaj jave për sigurinë në Irak.
"Zëvendës ministri i jashtëm do të jetë pjesëmarrës në takimin e fqinjëve të Irakut, me 10 mars në Bagdad" tha ministri i jashtëm Manuchehr Mottaki. Sipas tij, pjesëmarrja e Iranit synon ofrimin e ndihmës për qeverinë dhe popullin e Irakut.
Në konferencë do të marrin pjesë 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.