UASHINGTON

"Ne mendojmë se është e rëndësishme të punohet me anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit" për çështjen e Kosovës, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
Çështja e Kosovës një kohë të gjatë është zvarritur në sistemin ndërkombëtar, andaj "mendojmë se është koha për ta zgjidhur atë në një të ardhme të afërt", ka thënë McCormack.