BAGDAD

Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki ka mirëpritur vendimin e bllokut politik të radikalit Moqtda al Sadr për të tërhequr ministrat nga qeveria. Al Maliki theksoi se kjo do mundësonte që 6 postet ministrore t'i jepeshin ministrave më efikas.
Lëvizja e al Sadrit tha se tërheqja është përpjekje për të detyruar kryeministrin Nuri Al Maliki që të përcaktojë afatin e tërheqjes nga Iraku të trupave të huaja, që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara.
Në të tjera zhvillime 13 ushtarë irakianë janë vrarë nga një sulm në Mosul.
Ushtria amerikane njoftoi se tre policë irakianë janë vrarë gabimisht nga forcat amerikane, afër Ramadit.