UASHINGTON

Anëtari i Kongresit amerikan, nga Partia Demokratike Denis Kucinich kërkoi zyrtarisht që të fillojë procesi për largimin nga posti të Zëvendëspresidentit Dick Cheney. Ligjëvënësi Kucinich akuzoi Cheneyn për keqpërdorimin e informatave të shërbimeve të zbulimit rreth armëve të shkatërrimit në masë, për të arsyetuar luftën në Irak.
Sipas raporteve kjo kërkesë nuk duket se ka shumë mbështetje në Kongres.