BEOGRAD

Delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të misionit të tij faktmbledhës për statusin e Kosovës, sot në Beograd po takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Delegacioni mbrëmë arriti në Beograd nga Brukseli, ndërsa nesër zhvillon takime në Kosovë.