UASHINGTON

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se në fund të muajit pritet të fillojnë negociatat zyrtare me Republikën e Çekisë dhe Poloninë, rreth planeve për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në këto vende.
Rusia i kundërshton ashpër këto plane, duke thënë se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të Rusisë.