Lajme UASHINGTON 7 maj 2007 Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisja Rajs do vizitojë Moskën më 15 maj. Qëllimi i vizitës është të sheshojë mosmarrëveshjet rreth planeve në fushën e mbrojtjes raketore dhe për statusin e Kosovës, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.