BAGDAD

Shtatë ushtarë amerikanë dhe përkthyesi i tyre janë sulmuar sot në jug të Bagdadit, me ç'rast 5 veta janë vrarë dhe tre konsiderohen të zhdukur.
Ushtria amerikane tha se sulmi ka ndodhur në afërsi të Al Mahmudiyah, vend që njihet për përqëndrimin e kryengritësve sunitë. Ushtria nuk tha nëse në mesin e të vrarëve është përkthyesi irakian.