KABUL

Gjashtë policë u vranë nga shpërthimi i një bombe në krahinën juglindore Paktika të Afganistanit. Zyrtarët fajësuan guerilët talebanë për sulmin. Po sot, forcat e koalicionit thanë se kanë vrarë 18 talebanë të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në sulmet e ditëve të fundit në Afganistanin jugor. Në sulme të tjera janë vrarë 10 civilë.