MOSKË

Rusia është e vendosur në solidaritetin me Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës tha ministri i Jashtëm Sergej Lavrov sot në Moskë. Këto komente ai i bëri pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiq. Lavrov gjithashtu ka thënë se Rusia nuk do të pajtohet me zgjidhje të imponuar. Ndërkaq ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka thënë se Kosova e pavarur është absolutisht e papranueshme për Serbinë. Lavror dhe Jeremiq janë angazhuar për vazhdimin e bisedimeve për statusin e Kosovës me një ndërmjetësim të balancuar ndërkombëtarë. Ndërkaq presidenti Vladimir Putin do të takohet me kryeministrin serb Koshtunica gjatë fundjavës në një Forum ekonomik në Shën Petersburg tha Lavrov.