SHKUP

Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka përgënjeshtruar raportet se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë presion ndaj tij që Maqedonia të mos e mbështes planin e Marti Ahtisarit. "Nuk ka pasur kurrfarë presioni. Presidenti Putin ka mbajtur qëndrimin e Moskës zyrtare se janë kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara që mbështet planin e Ahtisarit" ka thënë Cërvenkovski.