TEHERAN/DAMASK

Irani ka hedhur poshtë si "jo frytëdhënëse" shitjen e planifikuar prej miliarda dollarësh të armatimit nga Shtetet e Bashkuara për aleatët e vet arabë dhe për Izraelin, që ka për qëllim kundërpërgjigjjen ndaj ndikimit rajonal të Iranit dhe Sirisë. Ministri i jashtëm iranian, Manuchehr Mottaki tha sot se planet e këtilla nuk do ta ndihmojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Njëherësh, ministri i jashtëm i Sirisë, Walid Muallem këto plane për shitje të armatimit i cilësoi si "të rrezikshme".