ATHINË

Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, sot i vizitoi me helikopter zonat e shkrumbuara nga zjarret në Greqinë jugore dhe premtoi ndihma për rajonet ku flakët shkaktuan vdekjen e 64 njerëzve.
Dje Bashkimi Evropian tha se Greqia me siguri do të marrë 237 milionë dollarë ndihma emergjente, të cilat më pas do të pasohen me 546 milionë dollarë të tjerë.